Xhaçka kërkon që një nga samitet e NATO-s në 2019 të mbahet në Tiranë
Mbyllet Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka ftuar drejtuesit e NATO-s dhe vendet anëtare që një prej Ministerialeve të NATO-s për vitin e ardhshëm të mbahet në Tiranë, në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë.
Propozimi i Ministres Xhaçka u bë gjatë darkës zyrtare në prani të Sekretarit Amerikan Mattis, sekretarit të Përgjithëm Stoltenberg dhe Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Ministerialet e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s mbahen 3 herë në vit.
KOHA JONË SONDAZH

