Xhaçka: Komandanti turk dekoron dy infermierët ushtarakë shqiptarë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan në “Facebook” se ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre.

Sipas ministres, infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre. Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s. Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit. #KrenariPërFA??”, shkruan Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?