Xhaçka kritika ndaj BE-së: E paqartë me rajonin

Në prag të samitit të Ballkanit Perëndimor, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, priti këtë të marë Kryetaren e OSBE-së, e cila njëkohësisht është edhe shefe e diplomacisë suedeze, Anna Linde të cilës i shprehu shqetësimin për situatën e paqartë që vjen nga Bashkimi Europian për rajonin.

”Ndodhemi në një moment ku vetë rajoni, paçka vështirësive e momenteve delikate, si ai i tensioneve në veriun e Kosovës, ka hedhur hapa shumë të mëdha përpara në rrugën e stabilizimit, zhvillimit e bashkëpunimit.

Por ku siç e dimë të gjithë ka një paqartësi, që vjen nga BE, lidhur me hapat e mëtejshme të rajonit në procesin e integrimit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo paqartësi sigurisht, krahas dëmit që i bën reputacionit të BE, dëmton edhe paradigmën mbi të cilën është ngritur stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?