Xhaçka: Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet në fund të nëntorit

Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, se në mbledhjen e dy qeverive do të rishikohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbledhjeve të kaluara të përbashkëta. Bëhet fjalë për 86 marrëveshje të tilla.

Në javën e fundit të nëntorit do të jetë mbledhja e 7-të Shqipëri-Kosovë. Takimi do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Prej ditësh po punohet për realizimin dhe konkretizimin e marrëveshjeve. Në mbledhjen e sotme kemi skanuar të gjitha marrëveshjet, plot 86, të firmosura në të gjitha mbledhjet qeveritare. Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhura e zbatuara, marrëveshje të lidhura, por që nuk janë zbatuar, si dhe marrëveshje që do të lidhen në mbledhjen e nëntorit. Në mbledhjen e dy qeverive do të preken marrëveshje, që do të firmosen, në fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik e konsullor, arsimi ,shkenca, kultura. Dy ministritë e Jashtme kanë krijuar një grup pune të përbashkët për rishikimin dhe zbatimin e marrëveshjeve në fuqi”, u shpreh ministrja Olta Xhaçka.

SHKARKO APP