Xhaçka mbron ambasadorin Soreca: Një mik i vërtetë që nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka bërë një padi në SPAK ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur mbështetjen për Sorecën, ndaj dhe shkruan në Twitter, se ambasadori është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për Xhaçkën ambasadori ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë Covid-19 dhe pasojave të saj. Ajo shprehet e keqardhur për akuzat që sipas saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpifur ndaj tij.
”Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë Covid-19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra. Keqardhje për akuzat e bëra ndaj tij. E sigurt që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar”.
A true friend who has supported 🇦🇱 integration, while never hesitating to criticize the government and politics for their mistakes. I deeply regret the slanderous accusations against him. Certain that Amb. Soreca enjoys the respect and support of the majority of Albanian people.
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) July 13, 2021