Xhaçka: Nderim për burrat dhe gratë që sakrifikojnë jetë për të sjellë paqe

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, ka nderuar të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, ministrja ka publikuar edhe foto të Efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara ne nderojmë të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet.
Nderim sakrificës së tyre!- shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?