Xhaçka në familjet e tre të vrarëve në Mat: Autori do marrë dënimin e merituar
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar familjet e tre të vrarëve në Shëlli, Burgajet dhe Zenisht të Matit.
Ajo shprehu ngushëllime në familjet, ndërsa vlerësoi punën e të vrarëve në shërbim të komunitetit. Ministrja Xhaçka shprehu bindjen se drejtësia do të bëjë punën e saj dhe se autori do të marrë dënimin e merituar.
Ajo e ka cilësuar ngjarjen si barbare, ndërsa u shpreh se duhet forcë për të tejkaluar këtë “masakër” të ndodhur në rrethin e Matit.
“Kjo është në ngjarje barbare, zoti iu dhëntë forcë familjarëve”, tha ministrja.
KOHA JONË SONDAZH

