Xhaçka nxjerr videon për të kujtuar eksodin e shqiptarëve drejt Italisë: Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, ku mijëra mbërritën në brigjet italiane për një të ardhme më të mirë.

Por përveç pamjeve tronditëse, Xhaçka sjell dhe dëshmitë e shqiptarëve që sot jetojnë e punojnë në Itali, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi.

Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit. 🇦🇱🇮🇹”, shkruan Xhaçka.

SHKARKO APP