Xhaçka pret ministren britanike për Europën: Fazë e re në marrëdhënien mes dy vendeve
Ky vit shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se po shënohet një dimension i ri i marrëdhënieve ekonomike, politike e kulturore.
Këtë të hënë Xhaçka priti në një takim ministren britanike për Europën, Wendy Morton. Marrëveshja e partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit konsiderohet si forumi i duhur i bashkëpunimit.
Morton tha se duke rënë dakord të mbajë Këshillin e Përbashkët të Partneritetit, Mbretëria e Bashkuar riafirmon mbështetjen për axhendën ndërkombëtare dhe të reformave të Shqipërisë, tregtinë dhe investimet, të drejtat e njeriut, kulturën dhe arsimin. Sipas dy homologeve Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një mik dhe aleat i fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.