Xhaçka prezanton projekt-buxhetin e 2021 për Mbrojtjen: 11.8% më i lartë se një vit më parë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2021 tek Komisioni i Sigurisë për institucionin që ajo mbulon dhe ato në varësi të saj si Forcat e Armatosura.

Xhaçka ka theksuar se buxheti referuar Ministrisë së Mbrojtjes në 2021 shënon një rritje prej 11.8% më shumë se një vit më parë. Ajo shton se buxheti për mbrojtjen do jetë 1.5% e PBB-së së vendit, teksa në 2022 dhe 2023 do vijë duke u rritur.

Më tej ajo shton se do të mbështeten stërvitjet e përbashkëta ushtarake, siç është ajo dypalëshe me SHBA në 2021 që do të jetë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

”Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen 1.5% e PBB. Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia po i përmbahemi angazhimit.
2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020.

Buxheti mbështet shpenzimet për personelin; arsimimin; modernizimin; operacionet brenda e jashtë vendit. Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit
Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë. Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender – 2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri. Në Defender 2021, 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe reparte të FA. ”- tha Xhaçka.

SHKARKO APP