Xhaçka: Qëndroni në shtëpi. Ndihmoni djemtë tanë në krye të detyrës!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë e bëjnë më të lehtë punën për forcat policore.

Bashkangjitur këtij postimi, Xhacka ka postuar foto të forcave speciale, ato ushtarake, ato rrugore, të cilët mbajnë pankarta nëpër duar, ku në to shkruhet ” Policia Ushtarake, ne ju shërbejmë të gjithëve. Ju lutemi! Ju na shërbeni duke qëndruar në shtëpi”.

“?Qëndroni në shtëpi!
?Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës!
?Frikë jo, kujdes po!”, shkruan në postimin e saj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

SHKARKO APP