Xhaçka: Qindra gra e vajza në terren, në vijën e parë të betejës
Shqipëria është në shtetrrethim dhe në rrugë më së shumti janë forcat ushtarake dhe policët. Në vijën e parë janë qindra gra dhe vajza, për të cilat ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka një falenderim të veçantë. Përmes një postimi në facebook, Xhaçka jep inkurajim dhe mirënjohje për të gjitha ajo vajza që sot kanë lënë familjet e tyre dhe ndodhen në terren, në shërbim të qytetarëve. ”Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre”.