Xhaçka: SHBA ka pasur rol kryesor në transformimin e Shqipërisë
Në 30 vjetorin e vendosjes së raporteve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se partneriteti me Amerikën ka një rëndësi të veçantë në transformimin e vendit.
“Marrëdhënia SHBA-Shqipëri është një marrëdhënie mes dy popujsh që i bashkojnë vlerat, parimet dhe fijet e panumërta të lidhjeve familjare dhe njerëzore. Historia e 30 viteve të fundit ka treguar se sa jetike ka qenë miqësia me SHBA për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si do të kishte qenë sot rajoni ynë i konsumuar nga konflikte, diktatura dhe dhuna pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara.
E vërteta është që SHBA gjatë 30 viteve të fundit kanë qenë aty për ne, na kanë ndihmuar, na kanë mbështetur dhe kanë luajtur një rol të dorës së parë në transformimet e Shqipërisë.“