Xhaçka takim online me ministrat e Ballkanit Perëndimor: Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka ndarë lajmin e një takimi online që zhvilloi me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor bashkë me Komisionerin për Zgjerim, Olivér Várhelyi.

Diskutimet u përqendruan rreth takimit të radhës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. Xhaçka u shpreh se gjatë takimit ajo foli lidhur me nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë

Diskutime të frytshme sot me Komisionerin Varhelyi dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. Theksova nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Integrimi ekonomik, ndërlidhja dhe tregu i vetëm janë prioritetet tona të përbashkëta.

SHKARKO APP