Xhaçka takon ambasadoren amerikane në OKB: Dënojmë deri në fund agresionin rus

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jshtme, Olta Xhaçka thotë se Shqipëria dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pas takimit me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, Xhaçka thotë se “Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”.

Shqipëria anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që përfaqësohet nga Ferit Hoxha ka dënuar agresionin rus, ndërkohë që ka kërkuar shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

SHKARKO APP