Xhaçka takon ambasadorin italian: Mirënjohje për ndihmën e pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë, Frabrizio Bucci.
Xhaçka shprehet se Italia mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë.
Ajo shton se shpreh mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin.
Postimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka:
Takim i shkëlqyer me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. 🇮🇹 mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë.
Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin. Bashkëpunim i shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve 🇦🇱🇮🇹 dhe për masat ndaj COVID – 19.