Xhaçka takon gazetaren e BBC: Burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave në Afganistan
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka takuar gazetaren e BBC, që arriti të nxjerrë nga Afganistani dhjetëra gra e vajza, Yalda Hakim.
Teksa ka ndarë me ndjekësit në “Facebook” një foto nga takimi, Xhaçka shkruan se Yalda është “një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan”.
“Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.
644 shtetas afganë janë strehuar deri më tani në vendin tonë. Ata po qëndrojnë në Qytetin Studenti dhe në strukturat hoteliere të Durrësit e Shëngjinit.