Xhaçka takon homologun turk: Thellojmë bashkëpunimin në forumet rajonale dhe ndërkombëtare
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Antalja, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushoglu.
Ministrja Xhaçka vlerësoi intensifikimin e dialogut midis dy vendeve, teksa nënvizoi nevojën për realizimin e koordinimit të bashkëpunimit për të konkretizuar në një plan veprimi real Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan mbi nevojën për një fokusim konkret për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, teknologjisë, arsimit të lartë, turizmit dhe kulturës. Ata shprehen angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në forumet dhe organizmat rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryediplomatja Xhaçka ndodhet në Turqi, në krye të delegacionit shqiptar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, si dhe në Forumin Diplomatik të Antaljas.