Xhaçka u përgjigjet kritikëve: Ushtria në misionin e saj për garantimin e jetës
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u është përgjigjur ktitikave për dislokimin në rrugë të ushtrisë, në luftë kundër përhapjes së COVID 19.
Në një intervistë me gazetarin Elio Laze për Rtv Ora nga Zogu i Zi ku inspektoi patrullat ushtarake, Xhaçka tha se ushtria si çdo herë tjetër është në misionin e saj për garantimin e të drejtës së jetës.
Olta Xhaçka: Këto ditë jemi në funksion për të asistuar policinë, për të patrulluar qarkullimin, si dhe për të monitoruar në lagje respektimin e këtyre masave. Kjo është një situatë emergjente që mbështet juridikisht nga të gjitha aktet e dala, FA janë në funksion të respektimit të këtyre masave. FA janë gjithmonë në mbrojtje të drejtave të qytetarëve, veçanërisht në mbrojtje të të drejtës së jete. Këtë po mundësojmë dhe tani.Është shumë e rëndësishme që ky virus, ky armik… Nuk e di si mund të jetë një luftë më shumë se kjo. Është shumë e rëndësishme të bëjmë çmos që zinxhiri i insfektimit të thyhet dhe të mos vuajmë si Italia.
Xhaçka garantoi se në këtë betejë akush nuk do të lihet vetëm, duke theksuar se qeveria ka akorduar një fond të konsiderueshëm për operacionin humanitar.
Olta Xhaçka: Mirëkuptoj shqetësimet e cilitdo familjar për fëmijët e vet. Por në këto ditë diskutojmë jetën e qytetarëve shqiptarë që ja merr një armik i padukshëm që ne e leuftojmë vetëm duke u distancuar nga njëri-tjetri. Këtu nuk diskutohet për të vdekur për bukë, po bëjmë çmos tu vijmë në ndihmë.