Xhaçka uron Pavarësinë e Kosovës: Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka vjen me një urim në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!”, shkruan Xhacka në “twitter”.

17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

SHKARKO APP