Xhaçka: Vlerësime nga partnerët për efektivët shqiptarë në Letoni

Një tjetër vlerësim vjen nga partnerët ndërkombëtarë për Forcat e Armatosura shqiptare. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka informoi sot se rreshter Afrim Lama është nominuar “Defender of the Week” nga kompania shumëkombëshe e mbështetjes me luftim.

“E lumtur për gjithë grup-batalionin EOD në Letoni, të cilët vazhdojnë traditën fantastike të të na bërit krenarë”, u shpreh Xhaçka.

Rreshter Lama, një person i përulur me shkallë të lartë të punës në grup si brenda kontingjentit shqiptar ashtu edhe me të gjithë personelin e grup batalionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjithë efektivët EOD kanë treguar shkallë të lartë përgjegjshmërie, disiplinë të lartë dhe aftësi të jashtëzakonshme gjatë stërvitjeve të tyre”, vlerësoi ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?