Xhafa: Juristët e ministrive s’dinë të shkruajnë

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafa, ka hedhur akuza të forta për cilësinë e punonjësve të administratës publike.

Ai i ka etiketuar juristët e ministrive që sjellin ligje për miratim në Kuvend nën nivelin mesatar, ligje që sipas tij nuk dinë as ti shkruajnë.

Ankesën deputeti socialist ia parashtroi ministres së Administratës Publike dhe Inovacionit, Milena Harito, e cila raportonte mbi të dhënat e DAP, për 2015-n.

Edhe LSI e ka pasur ankesa për drejtorinë e administratës, DAP. Por kritikat kanë kulmuar gjatë fjalës së deputetit socialist, Bashkim Fino.

Sipas deputetit është shqetësues fakti që nuk rikthehen në punë punonjësit e shkarkuar që kanë fituar gjyqin.

Gjatë raportimit tek ligjet, ministrja Harito u ankua për nivelin e aplikantëve për vende pune, të cilët nuk kanë arsimin përkatës për pozicionin që kërkojnë.

SHKARKO APP