Xhafaj: 2-3 muaj pas BKH nisin arrestimet në politikë, nga të gjitha krahët

Fatmir Xhafaj, deputeti i PS, njëherësh ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi shprehet se në rrjetën e SPAK-ut do të bien politikanë nga të gjitha palët politike. Në emisionin “Java” në TVSH, ai theksoi se ka politikanë që kanë grabitur pasuri publike duke shkelur ligjin.

“Unë nuk e di se kush ka apo se kush nuk ka frikë. Mëkatarë ka nga te gjitha anët. Në raport me ligjin dhe pasurinë publike, ka disa që do të paguajnë, absolutisht do japin llogari”, deklaroi Xhafaj.

Sipas tij, këto arrestimet të bujshme do të ndodhin 2-3 muaj pas fillimi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa të cilën SPAK-u nuk mund të funksionojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do ishte dështim nëse nuk do te hetonte nivelet e larta. Besoj se 2-3 muajt e parë, pas fillimit të BKH do te ketë arrestime. BKH është me e lehte për tu krijuar sepse do ketë investigues qe punojnë ne policinë e shtetit dhe më të mirët do të bëhen pjesë e saj”, sqaroi Xhafaj që shtoi se paga minimale e një prokurori të SPAK-ut do të jetë 2.5 milionë lekë të vjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?