Xhafaj dhe Marku, pakt për hetimin e grupeve kriminale
Ka nisur takimi mes Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet për luftën ndaj krimit.
Marrëveshja do te nënshkruhet paraditen e sotme në zyrën e kryeprokurores Marku.
Marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficenës në luftën ndaj krimit, vettingun dhe sistemin e drejtësisë. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga Marku që pas marrjes së detyrës.
KOHA JONË SONDAZH

