Xhafaj “mbetet” ministër, PS nuk voton dekretin e presidentit

Mazhoranca vendosi të mos e votojë këtë enjte dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm në pritje që presidenti Ilir Meta të dekretojë pasardhësin e tij të propozuar Sandër Lleshi.

E meqënëse kreu i Shtetit do të shprehet në fund të afatit kushtetues, të premten; deri në datën 8 nentor që do të mblidhet sërish Kuvendi, ligjërisht Fatmir Xhafaj është ende Ministër i Brendshëm.

Por pavarësisht procedurave ligjore, Xhafaj nuk u ul më në vendin e ministrit, por në fund të sallës, së bashku me kolegët deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai votoi të gjitha çështjet e parashikuara në rendin e ditës dhe siç ka bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, shmangu komentet për mediat në lidhje me arsyet e dorëheqjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?