Xhafaj në SHBA: Mora mbështetje për reformat në drejtësi dhe siguri

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter pas disa takimeve të rëndësishme që po zhvillon në SHBA. Xhafaj ka pasur një axhendë të ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI dhe DEA. Ministri ka shtuar se ka marrë vlerësime dhe mbështetje të fortë për reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Statusi në Twitter

”Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”,-shkruan Xhafa.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?