Xhafaj përgëzon operacionin: Forca e ligjit do vazhdojë të godasë
Pak orë pas operacionit për arrestimin e personave të dyshuar për shpërthimin me tritol në Shkodër, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter, Xhafaj përgëzon policinë të cilët kanë zhvilluar dy operacione te suksesshme.
“Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera.Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA.Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti”, tha ministri i Brendshëm.
Më herët, Xhafaj tha se forca e ligjit do të vazhdojë të godasë.
“Sërish një superaksion policor në Shkodër.Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar.Në pak javë, pas një pune intensive dhe profesionale u bë e mundur zbulimi dhe ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. Forca e Ligjit do vazhdojë të godasë fort!”, shkruan Xhafaj.
Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera.Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale&RENEA.Falënderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti. pic.twitter.com/XjIOIrAjQX
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) February 8, 2018
Sërish nje superaksion policor në Shkoder.Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar.Në pak javë, pas një pune intensive&profesionale u bë e mundur zbulimi&ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. @ForcaELigjit do vazhdojë të godasë fort!
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) February 8, 2018
KOHA JONË SONDAZH

