Xhafaj: Po hetojmë bandat kriminale, politika mos sulmojë policinë. Ja aksionet me ndërkombëtarët

Gjatë aktivitetit ”Forca e ligjit në veprim: arritje dhe sfida”, e mbajtur paraditen e së enjtes, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, deklaroi se, ”politika po sulmon me papërgjegjshmëri politike Policinë e Shtetit”. ”Lufta për një shoqëri më të sigurtë nuk është e thjeshtë dhe më vjen keq që politika, me papërgjegjshmëri politike, sulmon Policinë e Shtetit”, theksoi Xhafaj në fjalën e tij. Ministri shtoi se ”është e papranueshme që policia të konsiderohet forca e krimit apo narkopolicia”. ”Nuk e prisnim që një pjesë e politikës të reagonte kështu ndaj rezultateve pozitive në luftën kundër krimit. Akuzat ndaj policisë janë kundërproduktive”, nënvizoi Xhafaj.

Deklarata e Ministrit Xhafaj

Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre. Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete. Po hetojmë bandat kriminale. Këto rezultate që paraqesim sot në këtë takim duan seriozitet dhe sakrifica. Duan të na zbrapsin. T’ja dalim me sukses në këtë aksion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burra dhe gra që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe drejtuesit, kanë treguar profesionalizëm, kjo ka bërë që të rritet besimi. Rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek policia. Politika ka interesa të ngushta lidhur me punën e policisë, i komenton sipas interesit politik. Ky lloj debati degradon në shpifje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e rëndësishme që gjykimi duhet të konsiderohet nga rezultatet e punës. Një tregues tjetër që ka vullnet. Si Ministër i Brendshëm bashkë me ekipin tim jemi të angazhuar.

Siç na është pohuar në takimet me jashtë vendit na është pohuar forcimi i bashkëpunimit. Po zhvillojmë operacione dhe hetime të përbashkëta. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Raporti njeh dhe vlerëson progresin e Shqipërisë në këto fusha. Rekomandimet janë që të vijojë puna e nisur. Ne jemi duke i lexuar me vëmendje vlerësimet e raportit.

Ju siguroj se ato do të gjejnë mbështetje. Masa dhe pritshmëri deri në qershor 2019. Siç kemi bërë dhe më herët, kam kënaqësi t’ju kërkoj komente. Ky dokument është në punim e sipër pas kontributit tuaj.

Të nderuar pjesëmarrës, lufta kundër krimit nuk është sipërmarrje e thjeshtë. Kërkon sakrifica njerëzore, t’ju jemi mirënjohës atyre që përballen çdo ditë me krimin.

Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre. Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?