Xhafaj: PS ka 800 mijë votues, opozita s’merr dot pushtet me vota

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj i quan të pabaza akuzat e opozitës për aplikacionin “Aktivisti” të PS. Në emisionin “Ora e Betit”, ai tha se opozita përpëlitet se nuk merr dot pushtet me vota.

Gishtat vazhdojnë të jenë gjithë kohës të drejtuar. Këtu përdoret çdo gjë kundër qeverisë por PS nga zgjedhjet në zgjedhje ka 800 mijë votues që e votojnë.

Këta dinë vetëm të kthejnë shqiptarët kundër shqiptarëve. Gjithmonë duhet të kenë një arsye që kjo urrejtje popullore të ngrihet dhe të rrëzojë qeverinë se nuk e fitojnë dot me vota. Ne jemi të organizuar dhe jemi vite dritë larg opozitës që kemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi një aplikacion komunikimi dhe vishet me këto ngjyra që nuk janë as të vërteta dhe as të nevojshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?