Xhafaj takim me Markun për ”peshqit e mëdhenj”: Kini durim

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë.

Pas takimit, ministri Xhafaj me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. “Kini durim!”, i tha Xhafaj gazetarëve.

Në takim është dhe Ardian Xholi, drejtori i hetimit gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objekti i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?