Xhaferraj: Berisha zgjodhi besnikët në lista! Na vuri dhe kundër SPAK-ut

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj thotë se Berisha nuk ka pasur asnjë qëllim për të riorganizuar partinë dhe fituar zgjedhjet. Ai e quan një “zinxhir gabimesh të PD-së”, teksa listat dhe primaret ishin hallka e fundit e tyre. Kurse për listat shprehet se në to u zhvlerësuan Primaret dhe u zgjodhën “besnikët e kryetarit”. Për të Berisha ka pasur një axhendë personale dhe me interesa vetjake.

”Një zinxhir gabimesh të PD-së. Primaret dhe listat ishin hallkat e fundit të gabimeve. Nuk ishin të rastësishme por të nisura 3 vite më parë, nuk fillon këtu por tre vite më parë.

Berisha u rikthye dhe kishte dilema të mëdha, të rikthehej për të forcuar PD-në apo për ta përdorur për interesa të kryetarit. Me argumente dhe fakte rezulton se vendimmarrja ka qenë për ta përdorur partinë për interesa të kryetarit dhe faktet të çojnë këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk jam pishman që PD duhej bashkuar, që të ishim faktor opozitar. Kam qenë madje i vetmi që kam pasur metaforën se pa Berishën nuk bëhet, por edhe me Berishën i pari nuk bëhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne na duhej një parti përtej Berishës si kryetar, që të aktivizonte edhe faktorin ndërkombëtar, si dhe për të pasur reformën në drejtësi si një bombë elektorale”,-tha në ”Report TV”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?