Xhaferraj: Bindja e rinisë së Durrësit se Rama duhet të largohet, na shton motivimin

Partia Demokratike prej ditësh tashmë ka nisur fushatën e takimeve në bazë, në kuadër të hartimit edhe të programit të saj elektoral për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj duke marrë shkas nga një takim me të rinjtë e FRPD-së së këtij qyteti shprehet se bindja e rinisë së Durrësit se Edi Rama duhet të largohet, shton motivimin për të punuar akoma më tepër për forcimin e PD-së në Durrës dhe për të shtuar përpjekjet për të prodhuar një qeverisje të denjë për shqiptarët.

“Sot isha pjesë e mbledhjes së radhës së FRPD Durrës Qëndër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u diskutua forcimi i strukturës së kësaj dege të FRPD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlen për t’u përmendur se kjo degë po përdor aplikimet online për strukturimin e saj.

Bindja e rinisë së Durrësit se Rama duhet të largohet, na shton motivimin për të punuar akoma më tepër për forcimin e PD-së në Durrës dhe për të shtuar përpjekjet për të prodhuar një qeverisje të denjë për shqiptarët.

Të bashkuar do ja dalim!”, shprehet Xhaferraj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?