Xhaferraj: Foltorja e Berishës fitoi përballë Bashës, por humbi ndaj Ramës

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, thotë se ”Foltorja” e Berishës edhe pse fitoi karshi Lulzim Bashës, në zgjedhet e pjesshme të 6 marsit, humbi thellë përballë Ramës.

”S’duhet të ngelemi tek problemet e të shkuarës. Duhet hapur rruga drejt bashkimit. Nuk ka pasur tendencë të mbyllë gjënë. Po pam nga e shkuara, do mbyllet dhe e ardhmja. Basha iku se mori rezultat ndëshkues më 6 mars.

Foltorja fitoi ndjeshëm në krahasim me ne, por u mund ndjeshëm nga Rama. Në raport me Ramën, të dy bashkë nuk e mundëm dot. Po nga ata do mbajë njeri përgjegjësi që u mundën nga Rama?”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP