Xhaferraj: Ndryshimit po i bashkohen shumë socialistë, mllefi ndaj Ramës ka arritur kulmin

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, u shpreh në A-Show me gazetarin Adi Krasta, se më 25 prill frymës së ndryshimit do ti bashkohen edhe shumë socialistë.

Xhaferraj përmendi edhe takimin e mbrëmjes në zonën e ish-Kënetës, ku ishte e pranishëm edhe z. Basha, ku të pranishëm duke folur ishin edhe shumë socialist, që urrejnë Ramën.

‘Durrësi këtë radhë është shumë i qartë në atë se çfarë do të ndodhë më 25 prill. Me sistemin e patronazhimit, ne kemi të bëjmë me një skandal të paprecedent që në Europë do konsiderohej dramatike lidhur për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Kurse për fushatën tonë ata mendojnë që u ka mbetur administrata që ta kontrollojnë, por edhe administratën nuk e kontrollojnë dot

Por shikojmë që përditë socialistët që janë në administratë na sjellin denoncime. Pardje firmosa në Prokurori. Po të kthehemi pas në 2019 ata garonin të vetëm dhe, ishtë 1/6 e administratës që i nxorri fletët e pavlefshme. Dy vjet më pas fryma është e pandalshme. Sapo u ktheva me z, Basha ku ishim në një takim në zonën e ish-Kënetës dhe ka një frymë të pandalshme për ndryshim. Dhe kishin ardhur edhe socialistë, që kishin ardhur për ndryshimin. Pse?! Sepse kjo fushatë është unike.

Asnjëherë në këto 30 vite nuk ka pasur një mllef si sot për të ndryshuar.’

SHKARKO APP