Xhaferri kthehet në krye të PD-së në Durrës

Ferdinand Xhaferri është kreu i ri i Partisë Demokratike në Durrës. Xhaferri zëvendëson Oerd Bylykbashin, i cili gjithashtu ka qënë i komanduar, ndërsa para tyre kryetar i zgjedhur me votat e antarësisë ka qënë Osman Stafa.

Komandimi u bë pas një takimi që kreu i PD-së pati me disa anëtarë të partisë në Durrës, ndërsa për Xhaferrin kjo është hera e trete që është në krye të demokratëve atje.

Ferdinad Xhaferri ka kandiduar edhe për kryetar bashkie në Durrës në vitin 2011, por u mund nga socialisti Vangjush Dako.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?