Xhamia e Unazës së Re, imami sqaron pse nuk i bashkohet Komunitetit Mysliman

 

Xhamia e Unazës së Re është një prej 6 objekteve të kultit mysliman, qw mbetet jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Kjo xhami wshtë ndërtuar 7 vite më parë, në tokën e dhuruar nga një besimtar dhe me financimin e vetë frekuentuesëve të saj, të cilët ndryshe nga besimtarët e Xhamisë së Fushë Mzezit, shprehen se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e Komunitetit, pasi pretendojnë se zyrtarët e saj ndjekin ideologji radikale.

Duke mohuar që në këtë xhami të jetë predikuar ndonjëherë rryma radikale, Imami  Armand Ali, dënon aktet terroriste të Parisit. Imami Armand Ali ka sqaruar edhe deklaratat e tij mbi foto e Lavdërim Muhaxherit, me kokën e prerë të një personi.

Xhamia e Unazës së Re u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë pas arrestimit të imamit të vetëshpallur Genci Balla, me akuzën për rekrutim të personave për kryerjen e akteve terroriste.

SHKARKO APP