Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim se çështja do të rihapet

Jeta e Aleks Nikës është marrë nga arma e Ndrea Prendit por në atë kohë u ndërhy për të prishur provat. Ky është pretendimi I xhaxhait të të ndjerit, i cili pas homazheve ne bulevard  tha se  ka informacin se  janë grumbulluar prova të reja dhe dosja për vrasjen e tij  do të rihapet për t’u hetuar.

Mark Nika: Ne që në fillim kemi pasur informacionin që plumbi që i ka marrë jetën Aleksit ka dalë nga arma e Ndrea Prendit. Laboratori i Kriminalistikës që ka marrë pjesë në manipulimin e hetimeve e ka deformuar për ta bërë të pa identifikueshëm. 

Mark Nika thotë se ne lidhje me këtë çështje ka ndërhyrë edhe Gjykata e Strasburgut e cila pak ditë me parë ka urdhëruar drejtësinë shqiptare të rihehtojë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mark Nika: Nga Strasburgu ka ardhur një vendim që i rekomandon Gjykatës së Lartë që të rifillojnë hetimet. Prokuroria nuk e ka parë të arsyeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke pretenduar se autori ivrasjes së Nikës është fshehur për shkaqe politike Mark Nika thotë se ka besim se kryeprokurorja Arta Marku.

Mark Nika: Me sa flitet, duket se ajo seriozisht do të vendosë drejtësi në Shqipëri për të hetuar të gjitha ato çështje që kanë mbetur pezull, duke filluar nga 21 Janari, Gërdeci, etj.

Alkes Nika është një nga katër viktimat që  mbetën të vrarë pas protestës së opozitës në 21 janar , por ndërsa për Ziver Veizin, Faik Myrton dhe Hekuran Dedës, gjykata shpalli fajtor dhe dënoi gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo  dosja për Aleks Nikën u pushua pa autor.

Ora News - Xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi besim se çështja do të rihapet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?