Xhaxhai i motrave Josifi, denoncoi “zhdukjen” 3 javë më parë

Vijojnë të dalin fakte të reja për ngjarjen e rëndë në Kombinat. Tre javë para se të gjendeshin të vdekura nga policia, në ambientet e komisariatit numër 6 në Kombinat u paraqitur edhe kunati i Zhanetës, xhaxhi i dy vajzave të saj, Anisës dhe Blertës. Shqetësimi i tij ishte për shkak se prej më shumë se një viti nuk kishte takuar mbesat.

Mësohet se ai i tha uniformave blu se Anisa kishte kohë që nuk i përgjigjej në telefon, ndërsa herën e fundit që kishte shkuar në banesën e tyre, kunata, Zhaneta, bashkë me të bijën Blertën, nuk e kishin lënë të futej në shtëpi, duke u thënë “jemi mirë, nuk kemi nevojë për asgjë”.

Pavarësisht se policia është vënë në dijeni të sjelljeve të çuditshme të tre grave të familjes Josifi, janë mjaftuar vetëm me përgjigjen e kryefamiljares së kësaj shtëpie, se ishin mirë dhe asnjë ditë nuk kanë mundur të futen brenda banesës për të kërkuar më shumë se çfarë po ndodhte me vajzën e vogën, me Anisën.

SHKARKO APP