Xhaxhai i të miturës që u ngacmua nga mësuesi kërcënon me vetgjyqësi

Xhaxha i 11-vjeçares e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi ka thënë se nëse nuk vepron ligji për mësuesin Neshat Tepelena, do të bëjnë vetëgjyqësi. Ndërsa kryeplaku i fshatit, Ferdin Xhaferri është shprehur se Tepelena është përballur me një rast të ngjashëm edhe në vitin 2003. Sipas Xhaferrit çështja në atë kohë u mbyll vetëm me një vërejtje me shkrim.

“Çështja ka shkuar edhe te seksioni i arsimit dhe është protokolluar në nëntor të vitit 2003. Në atë kohë kjo çështja u mbyll me një vërejtje me shkrim për mësuesin Neshat Tepelena. Ai e ka në dosjen e tij të punës vërejtjen me shkrim”, tha ai. Banorët kanë treguar se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën e kolegut të tij.

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur 2 javë para publikimit të rastit të vajzës 11 vjeçare e fshatit Kalasë. Neshat Tepelena është arrestuar nga policia e Delvinës me akuzën për ngacmim seksual, shkruan Ora News. Skandali dyshohet se ka ndodhur rreth dy muaj më parë në ambientet e Shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por u mbajt i fshehur nga familja e nxënëses për shkak të opinionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thyen heshtjen të shtunën, dhe vetëm pak orë pas denoncimit publik mësuesi u shoqërua për në komisariatin e Policisë së Delvinës. 60 vjeçari ka mohuar akuzat në dëshminë e parë në Polici. Ai është shprehur se e ka trajtuar 11-vjeçaren si të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ku jepte mësim deri pak muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?