Xhelal Mziu 3 orë në SPAK, ja për cilat dosje

Siç edhe e kemi cilësuar që SPAK-u është kthyer në një zonë ”Ish-Blloku”, këtë të mërkurë ishte rradha e ish-kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mzu.

Për tre orë me radhë, deputeti i Partisë Demokratikeu pyet në cilësinë e deklaruesit në lidhje me disa kallëzime të bëra në Prokurorinë e Posaçme nga pasardhësi i tij në Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli. Jashtë SPAK-ut, Mziu nuk ndau detaje të thënieve të tij, por ironizoi kallëzuesin.

Mziu është kallëzuar tre herë në SPAK nga Rakip Suli gjatë vitit 2021. Sipas Sulit, Mziu ka shpërdoruar detyrën kur si drejtues i bashkisë ka dhënë leje ndërtimore dhe ka marrë 3% të sipërfaqes të caktuar nga ligji për fondin e banesave sociale.

Në dy kallëzimet e tjera, Suli akuzon Mziun për lejimin e ndërtimit të një thertoreje në kundërshtim me ligjin dhe dhënien e një lejeje për një linjë autobuzësh.

SHKARKO APP