Xhelal Mziu heq dorë nga PD-ja e Kamzës, kandidon për deputet
Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së PD-së pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet. Mziu e ka marrë këtë vendim për të hequr dorë nga drejtimi i selisë blu në Kamëz.
Emri i tij do të futet në lista dhe sipas nismës së kryedemokratit Lulzim Basha, të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit një anëtarë një votë.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier. Kjo pasi sipas, udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen.