Xhelal Mziu “rivalizon” Erion Veliajn: Kamza me 105.874 pemëve dekorative të mbjella

Bashkia Kamëz kap shifrën e 105.874 pemëve dekorativë të mbjella në territorin e saj.

Kjo shifër sigurisht përbën një vlerësim për kujdesin që Bashkia i ka kushtuar mjedisit, krahas urbanizimit dhe shërbimeve të tjera në infrastrukturë, thuhet në njoftim të Bashkisë, shpërndarë për mediat.

Kamza është qyteti më i ri i vendit, ku është investuar në mbi 210 segmente rrugore në territor, si Bulevardi Blu, bulevardi “Berisha”, bulevardi “Skënderbeu”, bulevardi “Donald J. Trump”, në Kamëz, bulevardi “Abdi bej Toptani” në Valias, bulevardi “Demokracia” në Paskuqan, rruga “Demokracia në Bathore, Parku i Paskuqanit. Qyteti i Kamzës është një nga qytetet më tërheqës që ka Shqipëria për shkak të ndryshimit rrënjësor të tij. Kryebashkiaku Xhelal Mziu mban edhe një premtim real në mandatin e tretë për të kthyer buxhetin e Bashkisë në urbanizim dhe gjelbërim të qytetit në çdo cep të tij, mbyllet njoftimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?