Xhelal Mziu takim me të rinjtë në Dibër: Rinia është fuqia që rrëzon sistemet, është uragani që do të ndëshkojë edhe Edi Ramën

Gjatë një takimi me të rinjtë Xhelal Mziu theksoi se gjatë dy mandateve të qeverisë kryeministri Edi Rama i ka lënë në harresë të rinjtë, të cilët sipas tij janë e ardhmja e vendit.

Më tej Xhelal Mziu deklaroi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, rinia shqiptare do të jetë në fokus të politikave që do të ndiqen. Sipas tij pas 25 prillit, të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe arsimim.

“Ne angazhohemi të vendosim brezin e ri në krye të prioriteteve të qeverisë tonë. Punë, arsimim, mundësi, profesion. Ne do ta vendosim rininë të parën. Në këto 8 vite, të rinjtë tanë u larguan nga vendi për shkak se kishin humbur shpresën.Partia Demokratike i dëgjoi këto të dhëna alarmuese!Nuk ka Shqipëri pa rini! E ardhmja na përket ne! Kjo është Dekada e Rinisë.Sot ne kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton!Fiton së pari rininë, ndalon shpopullimin e vendit, frenon boshatisjen e rrugëve, lagjeve dhe shkollave tona nga të rinjtë. E pikërisht për ta ndryshuar këtë realitet, ne do ta shpërblejmë financiarisht mundin dhe punën e ekselentëve, me praktika të paguara për 10 mijë studentë! 300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht!”, tha Xhelal Mziu.

SHKARKO APP