Xhelal Mziu tregon prapaskenat e drekës së famshme

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, i cili një ditë më parë bëri bashkë demokratët e dy grupimeve ka treguar prapaskenat e drekës në një lokal në periferi të Tiranës.

Ndonëse ky takim pati edhe kritika, Mziu sqaron se nuk kishte prapavijë politike.O rganizimi i ditës së djeshme, u shpreh deputeti demokrat ishte një organizim që kishte të bënte me gjithë grupin parlamentar të PD që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka qenë një indicie personale, duke marrë shkas nga festat e fundvitit. Edhe kur janë krishtlindjet dhe viti i ri, këto gjëra shërbejnë si instrument paqeje dhe bashkimi. Kemi bërë të tilla organizime dhe më parë. Duke qenë pjesë e këtyre organizimeve sajova të bëja një takim të tillë. Më shumë u fokusuan se kush ishte prapavija e këtij organizimi. Iu desh nja dy ditë për të marrë vesh se kush ishte prapavija. Nuk kishte prapavija. Në një tavolinë që po rrinim në pushimin e seancës, ishim në një kafe gjatë seancës, po komunikonim për këto organizime. I thash: kam menduar që të bëjmë një drekë me deputetët. E hodha në tryezë dhe hodha ditën e përshtatshme. Ishim 5-6 kolegë në tavolinë dhe ata e përkrahën këtë iniciativë. E vendosëm që të ishte dita e mërkurë, ra 13:00. Nuk mund të ishte një territor jashtë vendit ku banoj. Ka aludime meskine për këtë çështjes”, tha Mziu në emisionin “Frontline” ne News24.

Deputeti demokrat theksoi se ne atë drekë ishin ftuar të gjithë deputetët, duke shtuar se pati jo vetëm shtrëngim duarsh, por edhe diskutime.

“Janë ftuar të gjithë deputetët dhe të gjithë kanë shprehur dëshirën për pjesëmarrje, përjashtuar ndonjërit që nuk ndryshonte dot agjendën. Ardhja e personave ishte e pritshme, madje ishte edhe Fatmir Mediu. Mund të vinin disa persona të tjerë, por kanë pasur tjetër axhendë. Fjalën e kisha unë, sepse unë kisha berë ftesat. I urova mirëseardhjen dhe i urova që viti 2023 të jetë ndryshe, ku të ndodhë bashkimi i PD ose të unifikohemi në një kandidat të përbashkët. Më pas kanë folur dr Berisha apo edhe persona të tjerë. Të gjithë deputetët që kanë qenë të pranishëm i kanë dhënë dorën njëri tjetrit. Nuk do kishte kuptim që mos të takoheshin. Jo vetëm që kishte shtrëngim duarsh, por pati edhe komunikime.”

SHKARKO APP