Xhepa: Programi i PD-së duhet të fillonte nga sfidat ekonomike të krijuara gjatë këtyre viteve

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Selami Xhepa ekonomist u shpreh se sfida madhore për shoqërinë, janë monopolet dhe mungesa e konkurrencës në ekonomi.

Xhepa: Sfida madhore për shoqërinë, janë monopolet dhe mungesa e konkurrencës në ekonomi. Këtu te në tregjet nuk funksionojnë sepse janë të kapura nga disa njerëz. Raportet ndërkombëtare dhe episode që kanë nxjerrë media, ka kontrata që jepen me çmim të lartë dhe koncesione fantazmë. Këto janë gangrenat e ekonomisë.

Këtu e shoh ku duhet të fillonte programi i PD-së, që janë sfidat e krijuara gjatë këtyre viteve. Ligji për investimet strategjike shkel ligjin e pronësisë, merr pronën e privatit për t’ia dhënë privatin.

SHKARKO APP