Xhepa: Prokurimet publike shkelin procedurat ligjore, institucioni të mos jetë në varësi të kryeministrit

Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu i ekonomisë, Selami Xhepa u shpreh se prokurimet publike në vend nuk ndjekim procedurat ligjore.

Sipas Xhepës, këto lloj prokurimet janë burime për korrupsion dhe ulin besimin te qytetarët lidhur më menaxhimin e parasë publike.

Xhepa: Prokurimet publike nuk ndjekin procedurat e sakta ligjore, po bëhen me anë të shkeljeve dhe me oferta të pakërkuara. Shkelja e këtyre rregullave ulin besimin te publiku dhe bëhen burim për korrupsion. Nëse duam që të ndihmojnë vendin që të ndryshojë sjelljen e vet dhe të ulim korrupsionit, duhet të ndjekim rregullat në mënyrë strikte lidhur me prokurimet publike. Edhe pse kemi më shumë se 2.2 miliardë euro të dhëna me PPP, ne kemi një mungesë gare dhe transparencë në proceset e tyre.

Xhepa tha se ftesat për ofertë të pakërkuara, nuk janë në rregullat bazë për prokurimet publike.

Xhepa: Ftesa për ofertë të pakërkuara, nuk janë në rregullat bazë për prokurimet publike. Duhet që të respektohet, sidomos gara në lidhje me këto prokurorime. Në fakt institucioni i prokurime e publike nuk duhet të jetë në kontrollin e kryeministrit, pasi qeveria duhet të jetë nën kontrollin e monitorimit. Ky është një konflikt i hapur interesi, prandaj duhet të dalë jashtë varësisë së kryeministrit.

Lidhur me reagimet e institucioneve, Xhepa shtoi se ato duhet të veprojnë në raste të tilla, pasi bëhet fjalë për paratë e qytetarëve.

Xhepa: Është fatkeqësi për një vend që kaloi shumë kriza, ku duhen paratë publike, ne i përdorim paratë publike për të ndërtuar vepra publike si Teatrit ku ato ishin. Këto mund të bëheshin në periudha të mira ekonomike. E njëjta mënyrë sjellje me Teatrit është bërë edhe gjatë pandemisë ku prokurimet publike nuk janë bërë në zbatim të rregullave ligjore. KLSH ka një përgjegjësi të madhe ligjore dhe unë e di që ka bërë një sërë denoncimesh. Po ashtu edhe institucionet e krimit ekonomik duhet të reagojnë se këtu kemi të bëjmë me paratë e qytetarëve. Mendoj se SPAK duhet të jetë më aktiv në lidhje me raste të tilla.

SHKARKO APP