Xhezair Zaganjori: Qasjet e reja hetimore kundër organizatave kriminale që përdorin internetin
Nga Xhezair Zaganjori
Kryetar i Gjykatës së Lartë*
Së pari dëshiroj që të uroj mireseardhjen në Shqipëri, delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve në punimet e Konferencës së 16 Rajonale të saj.
Është kënaqësi e veçantë për mua që të marr pjesë në punimet e kësaj Konference dhe dua të falenderoj sinqerisht organizuesit e saj, të cilët na krijuan mundesinë që të shprehim dhe ndajmë mendimet, eksperiencat dhe ekspertizat tona lidhur me një çështje të rëndësishme që prek direkt shoqëritë e sotme, siç është krimi kibernetik.
Kjo, mendoj se do ti shërbejë stimulimit dhe avancimit të reflektimeve dhe diskutimeve në këtë fushë, duke bërë të mundur që të bëhen analiza, krahasime dhe përgjithësime në funksion të gjetjes së një qasje të koordinuar, rreth këtij fenomeni, i cili në kohët e sotme ka marrë përmasa shqetësuese.
Zhvillimi i teknologjisë së informacionit në ditët e sotme është një fakt i prekshëm nga të gjithë. Tekonlogjia dhe interneti kanë transformuar ndjeshëm dhe në mënyrë revolucionare shoqerinë moderne, duke ndikuar në mënyrë direkte jetën dhe punën tonë të përditshme, proces i cili, me shumë siguri, do të vazhdojë vrullshëm edhe në të ardhmen. Qysh prej viteve ’80 interneti është shndërruar në një mjet dinamik komunikimi në rang botëror. Tashmë ne jetojmë në një shoqëri të informacionit ku prodhimi, transmetimi dhe marrja e informacionit është bërë një aspekt esencial i zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të çdo vendi. Realiteti është se gjithmonë e më shumë, jetet tona po ndërvaren dhe kushtëzohen nga kompiuterat dhe telefonet inteligjentë.
Aftësitë dhe mundësitë që ofron interneti kanë ndryshuar shumë aspekte të jetës tonë, duke sjellë rritje të shpejtësisë dhe lehtësisë me të cilin kryhen transaksionet tregtare ( e-commerce dhe e-banking); rritje të transparencës dhe përhapjes së informacionit për publikun nga institucionet shtetërore apo organizmat ndërkombëtare, nëpërmjet faqeve zyrtare online ( e-governmenet); përphapje të shpejtë të informacionit nga portalet e lajmeve; rritje të ndjeshme të mundësisë së komunikimit, përhapjes së informacionit, shprehjes dhe përcimit të lirë të ideve, duke bërë që të shtohen kontaktet sociale ndërmjet njerëzve në mbarë botën, etj..
Por përveç këtyre të mirave që ka sjellë teknologjia e informacionit dhe interneti në shoqëri, ai është kthyer dhe në një mjet burimi për përfitime të paligjshme nga individë apo organizata kriminale. Në ditët e sotme, krimi kibernetik po merr përmasa shqetësuese. Krimi kibernetik, për shkak të efekteve me pasoja të rënda, që ështe në gjendje të shkaktojë në shoqëri, është shndërruar në një çështje të mprehtë për organet ligjzbatuese të shumë shteteve. Si pasojë e rreziqeve kibernetike të cilat po shënojne rritje të vazhdueshme, integritetit dhe disponueshmeria e sistemeve kompjuterike, rrjeteve dhe të dhënave kompjuterike, konfencialitetit si dhe aksesi i sigurt në hapësirën kibernetike, janë kthyer në një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria në ditët e sotme, duke u shndërruar në një çështje të sigurisë kombëtare. Kjo për faktin se sulmet kibernetike kanë potencialin që të shkaktojnë dëme serioze në një vend si humbje të mëdha financiare, cenime të shërbimeve dhe operacioneve, çrregullime të infrastruktures kritike kombëtare, ndërhyrje në sistemet zgjedhore, etj..
Të gjithë jemi njohur nga raportet e institucioneve ligjzbatuese për veprimtari të paligjshme të kryera nëpërmjet përdorimit të internetit, si; krijimi i skemave mashtruese (të njohura ndryshe si spamming apo phishing); hyrja e paligjshme në sistemet kompiuterike ( hacking); vjedhja e të dhënave personale (ose vjedhja e identitetit); sulmet kibernetike “mohimi i shërbimeve” ( denial of service); vjedhja e pronësisë intelektuale; dëmtimi i sistemeve elektronike nëpërmjet përhapjese së viruseve; shpërndarja e materialeve pornografike në internet sidomos e të miturve, etj..
Gjithashtu, si rezultat i keqpërdorimit të internetit janë konstatuar shumë fenomene negative shoqërore, të cilat kanë patur pasoja të rënda individuale, si paraqitja në portale lajmesh e komenteve fyese, raciste, diskriminuese ( hate speech), që cenojne dinjitetin dhe të drejtat e personalitetit, hedhja online e materialeve që permbajne detaje të jetës private të individit të cilat shkelin rëndë të drejtën e privatësisë, etj..
Po kështu, edhe organizatat terroriste, sidomos në kohët aktuale, po përfitojnë nga zhvillimi dinamik i shkencës dhe teknologjisë, për të përhapur propagandën e tyre të dëmshme dhe destruktive. Edhe në këtë drejtim interneti ofron një potential të madh për të përhapur terrorin. Është fakt se globalizimi dhe zhvillimi i teknologjisë ka rritur ndjeshëm përdorimin e internetit nga organizatat terroriste. Interneti, duke ofruar lehtësira të mëdha në shkëmbimin e informacioneve, u ka dhënë mundësi organizatave terroriste që të kenë akses dhe komunikojnë në mënyrë të shpejtë, shpeshherë anonime, dhe ti drejtohen një audience të gjerë, duke e përdorur kështu për qëllimet e tyre të mbrapshta.
Një nga përdorimet kryesore të internetit nga grupet terroriste është zhvillimi dhe përhapja në forma të ndryshme e propagandes së tyre destruktive nëpërmjet videove, mesazheve, ëebsiteve, etj..
Nëpërmjet përdorimit të propagandës në internet ato synojnë:
– rekrutimin e anëtarëve të rinj, sidomos nga shtresat e marxhinalizuara dhe vulnerabël të shoqërisë;
– nxitjen e dhunës fetare dhe kultivimin e urrejtjes fetare;
– manipulimin dhe radikalizimin e personave apo simpatizantëve të tyre.
Gjithashtu, këto grupe po e përdorin internetin për realizimin e një sërë aktivitetesh në funksion të qëllimeve të tyre, të tilla si:
– komunikimin dhe ndarjen e informacionit, ku për shkak të aksesit të lehtë dhe anonimitetit, terroristët qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë informacione dhe materiale të ndryshme, si përgatitjen e armëve apo bombave, kryerjen e survejimeve, etj..
– trajnimin e terroristeve, nëpërmjet hedhjes në internet të manualeve, guidave apo strategjive të cilat sigurojnë njohuritë teknike dhe taktike për terroristët e rinj apo simpatizantët.
– planifikimin, koordinimin dhe realizimin e akteve terroriste nëpërmjet sigurimit të udhëzimeve, urdhrave dhe planeve për organizimin e operacioneve terroriste.
– mbledhjen e fondeve dhe financimin e veprimtarive terroriste, nëpërmjet përdorimit të transfertave bankare online apo krijimit të faqeve të rrjetit të kamufluara si fondacione bamirësie të planfikuara për të pranuar dhurime.
– shfrytëzimi i të dhënave ( data minnig), ku si pasojë e faktit se interneti është një burim informacioni mbi shumë çështje, ai përdoret nga terroristët për mbledhur informacion që mund të jetë i rëndësishëm për kauzën e tyre apo operacionet e ardhshme, si imazhe satelitore, harta, skica, ku ndodhen shënjestrat për t’u sulmuar.
– kryerjen e sulmeve kibernetike, me qëllim çrregulllimin e infrastrukrurës kombëtare kritike, etj..
Si pasojë e veprimtarive terroriste, po cenohen rëndë vlerat themelore të demokracisë, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Në këto kushte, me qëllim garantimin e një hapësirë kibernetike të lirë dhe të sigurtë, është imperative adoptimi i masave të nevojshme ligjore dhe administrative, që mundësojnë zhvillimin me sukses të luftës kundër krimit kibernetik. Kjo luftë duhet të bëhet në mënyrë sistematike dhe të organizuar nga organet ligjzbatuese të çdo shteti. Në funksion të saj, është e nevojshme hartimi i politikave dhe strategjive me objektiva të mirëpërcaktuara, të cilat duhet të parashikojnë qasjet e duhura dhe të strukturuara për tu përballur në mënyrë të përshtatshme dhe efikase me sfidat që paraqet siguria kibernetike. Tashmë, shumë shtete kanë hartuar dhe janë duke implementuar për këtë qëllim strategji kibernetike afatgjata.
Por krimi kibernetik nuk është vetëm një krim i izoluar brenda kufijve të një vendi, por ai ka shpesh karakter ndërkufitar, ku përfshihen njëkohësisht juridiksionet e disa shteteve. Rrjetet kriminale kibernetike janë struktura komplekse, ku bashkohen në kohë reale individë të ndryshëm në mbarë botën, të pajisur me njohuri shumë të mira në fushën e informatikës dhe që operojnë në mënyrë shumë të sofistikuar. Asnjë shtet nuk është në gjendje që ta përballojë i vetëm këtë çështje të rëndësishme. Prandaj është e domosdoshme ndërtimi i urave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve.
Për shkak të efekteve negative që sjell krimi kibernetik, siguria kibernetike ka qenë në vëmendje të organizmave ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, OECD, etj., të cilat kanë hartuar instrumente ligjore, rekomandime dhe udhëzime në funksion të harmonizimit të legjislacionit dhe të praktikave kundër krimit kibernetik. Këtu dëshiroj të përmend veçanërisht Konventën e Krimit Kibernetik të Këshillit të Evropës (Budapest Convention on Cybercrime) në të cilën kanë aderuar shumica dërrmuese e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe shumë shtete jo anëtare të tij. Synimi i saj është sigurimi i një kuadri ligjor për luftën kundër krimit kibernetik, përmes harmonizimit të cilësimit ligjor të veprave penale kibernetike, dhënien e kompetencave organeve ligjzbatuese dhe parashikimin e procedurave për mbledhjen e provave, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Lufta e suksesshme kundër krimit kibernetik presupozon së pari, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të garanatuar sigurinë kibernetike, nëpërmjet parandalimit, kontrollit apo minimizimit të rreziqeve nga sulmet kibernetike, si dhe për të mundësuar zbulimin, hetimin dhe procedimin e personave të përfshirë në këto aktivitete.
Ështe ë rëndësishme që të krijohen njësi të specializuara hetimore pranë agjencive ligjzbatuese, të pajisura me ekspertizën e nevojshme, të cilat të kenë ne fokus të tyre luftën kundër krimit kibernetik në nivel kombëtar si dhe ngritjen kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në këtë fushë. Gjithashtu, në funksion të një përgjigje të shpejtë ndaj rreziqeve që paraqet krimi kibernetik dhe për një luftë sa më të sukseshme ndaj tij, është e nevojshme që të rritet partneriteti si dhe konsultimi ndërmjet agjencive ligjzbatuese, sektorit privat, qendrave kërkimore me qëllim menaxhimin e rreziqeve si dhe zhvillimin e kërkimeve dhe të inovacionit në fushën e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve kompiuterike.
Një tjetër komponent i rëndësishëm në luftën e suksesshme ndaj krimit kibernetik është gjithashtu bashkëpunimi dhe koordinimi, në mënyrë sistematike dhe aktive, i veprimeve ndërmjet agjencive ligjzbatuese në rang ndërkombëtar. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit të agjencive ligjzbatuese mund të sigurohet një përgjigje e shpejtë dhe efektive e drejtësisë penale ndaj krimeve kibernetike me natyrë ndërkufitare. Ky bashkëpunim mund të realizohet në forma të ndryshme, si caktimi i pikave të kontaktit, ndarja e shpejtë e informacionit mes strukturave partnere homologe, ngritja e task forcave të përbashkëta hetimore, shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencave, etj.. Këto forma bashkëpunimi përbëjnë premisa parësore për një qasje të koordinuar në nivel ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik, dhe këtu pikërisht duhet të fokusohen përpjekjet tona të përbashkëta.
Por lufta e agjencive ligjzbatuese ndaj organizatave kriminale të perfshira në krimin kibernetik, është e nevojshme që të kryhet në përputhje me standartet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Lufta kundër krimit kibernetik nuk duhet të shërbejë si justifikim për kryerjen e veprimeve arbitrare nga ana e agjencive ligjzbatuese, të cilat mund edhe të shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut, nën ndikimin e nevojës së ngutshme për të marrë masa energjike ndaj këtij fenomeni. Është e nevojshme që ne, ndërsa mbrojmë shoqëritë tona kundër terrorizmit, nuk duhet që në këtë proces, të zhvleftësojmë ato vlera dhe parime mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë tona.
Per kete arsye, shtetet, ne veçanti anetaret e Keshillit te Evropes, duhet te bejne përpjekje maksimale per te respektuar standartet e Konventes Evropiane te Drejtave te Njeriut, ne vecanti nenin 8 te saj, i cili garanton te drejten e respektimit te jetes private dhe familjare. Ruajta e ketyre standarteve, mes te cilave ai i privatesise, duhet te jete qellim ne vetevete ne punen e strukturave shteterore, te cilat nuk duhet te kapercejne parimin e proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit ne marrjen e masave nderhyrese. Eshte e domosdoshme qe te mbrohen dhe garantohen ne menyre te pershtatshme respektimi i jetes private dhe familjare, e per te respektuar keto standarte nje ndihme e cmueshme eshte jursiprudenca e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut si dhe vendimet e disa Gjykatave Kushtetuese dhe Gjykatave te Larta te vendeve me demokraci te konsoliduar, ku vlen te permendet vendimi i koheve te fundit i Gjykates Kushtetuese te Gjermanise per privatesine, e cila mendoj se duhet te merret si nje model per zbatueshmerine e ketyre standarteve.
Edhe Shqiperia, nen frymen e perpjekjeve globale ne luften kunder krimit kibernetik si dhe terrorizmit, ne kuader te detyrimeve qe rrjedhin nga anetaresimi ne disa organizata nderkombetare, ka bere perpjekje te konsiderueshme e te vazhdueshme per te harmonizuar politiken e tij shteterore ndaj krimit kibernetik dhe terrozimit ne te njejten linje me parashikimet e instrumentave nderkombetare, duke patur ne fokus permiresimin e kuadrit ligjor dhe krijimin e kuadrit te nevojshem institucional, me qellim qe te arrije nje organizim me te mire dhe eficience me te larte te punes se agjencive ligjzbatuese te saj.
Shqiperia ratifikoi ne vitin 2002 Konventës e Keshillit te Evropes për Krimin në Fushën e Kibernetikës, si dhe pershtati legjislacionin e saj penal me dispozitat e kesaj Konvente.
Keshilli i Minsitrave miratoi ne vitin 2015 “Dokumentin e Politikave Për Sigurinë Kibernetike per vitet 2015-2017”, i cili permban vizionin, parimet dhe objektivat strategjikë për një hapësirë kibernetike më të sigurt, më të besueshme dhe më të qëndrueshme për qytetarët, biznesin dhe qeverinë, në mbështetje të zhvillimit te qendrueshem ekonomik dhe social të Shqipërisë.
Edhe legjislacioni kunder terrorizmit si dhe politikat shteterorere jane ne te njetjen linje me aktet nderkombetare te miratuara ne kete fushe.
Ky kuader ligjor bashkekohor krijon hapesiren e nevojshme per nje lufte me te sukseshme ndaj krimit kibernetik dhe terrorizmit nga ana e agjencive ligjzbatuese shqiptare.
Edhe ne drejtim te forcimit te kapaciteve institucionale, jane bere perpjekje te vazhdueshme, duke iu kushtuar nje vemendje e vecante rritjes se aftesive profesionale te punonjesve te strukturave shteterore ne luften kunder terrorizmit. Si rezultat i programeve te hartuara me mbeshtetjen e USAID dhe CEELI ne ndihme te gjyqtareve dhe prokuroreve nga Ballkani Perendimor, jane zhvilluat disa takime me gjyqtare nga 7 vendet e Ballkanit (Shqiperia, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), qe kishin ne fokus praktikat pozitive per gjyqtaret qe gjykojne ceshtje qe kane te bejne me terrorizmin dhe ceshtje te tjera te sigurise kombetare, me reference te vecante ne Memorandumin e Hages mbi Praktikat e Mira per Gjyqesorin ne Gjykimin e Veprave Terroriste. Po keshtu, ne kuader trajnimeve per luften kunder terrorizmit, jane realizuar ne Tirane seminare me eksperte te evropiane qe kane patur si tema Standartet e Bashkimit Evropian, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe experiencat e vendeve anëtare ne luften kundër terrorizmit, ne te cilen kane marre pjese gjyqtare te gjytakes per krimeve te renda, prokurore, si dhe oficere te policise gjyqesore. Ndihma ne kuader te ketij bashkepunimi ka qene e frytshme dhe shpresojme se ky bashkepunim do te vazhdoje dhe ne ardhmen. Edhe ne Shqiperi jane evidentuar raste sporadike terrorizmi dhe eksperiencat e fituara ne saje te ketij bashkepunimi kane qene nje ndihme e vlefshme per gjykatat tona lidhur me hetimin dhe gjykimin e ketyre rasteve, te cilat kane te bejne me perhapjen e propagandes apo rekrutimin e personave per qellime terroriste.
Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe ka nje experience te paket ne drejtim te luftes kunder krimit kibernetik, dhe ne kete aspekt, mendoj ky aktivitet se eshte nje ndihme e madhe dhe e domosdoshme qe i sherben njohjes se qasjeve dhe metodave te reja hetimore kundër organizatave kriminale që përdorin internetin. Per nje lufte te sukseshme ndaj organizatave kriminale nevojitet me shume bashkepunim dhe me shume investime ne drejtim te permiresimit te infrastruktures teknike dhe te trajnimit te prokuroreve dhe gjyqtareve me medodat dhe teknikat moderne hetimore te perdorura per te hetuar dhe goditur aktivitetet kibernetike kriminale.
Jam i bindur se dhe ky forum do t’i shërbejë rritjes së ndërgjegjësimit të agjencive ligjzbatuese të vendeve tona lidhur me nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin në këtë fushë. Ne kemi shumë për të mësuar nga eksperiencat e njëri-tjerit, dhe ky forum ndërkombetar ofron një mundësi shumë të mirë në këtë drejtim. Në këtë aspekt, nevojiten përpjekjet dhe angazhimi i të gjithë shteteve pjesëmarrëse, në funksion të krijimit të kushteve për një bashkëpunim të ngushtë dhe aktiv, të përshkruar nga një frymë mirëbesimi, për një çështje që paraqet një interes vital për shoqëritë tona, siç është siguria kibernetike.
*Fjala e mbajtur në punimet e Konferencës së 16 Rajonale të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve