Xhihadistët: Ç’bën kështu more Lulzim, s’shembet diktatura me ledhatim!

 

Vazhdojnë të befasojnë në çdo seancë gjyqësore 9 të akuzuarit për terrorizëm.

Këtë të martë gjyqi ndaj 9 të pandehurit, të akuzuar si rekrutues të luftëtarëve shqiptarë drejt Sirisë nisi ndryshe nga herët tjera kur përdoreshin akuza, por me një mesazh për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas mesazheve kërcënuese drejtuar kryeministrit Rama një seancë më parë, Fadil Muslimani nuk kurseu Bashën, të cilit i kujtoi se diktatorët nuk largohen me ledhatime, madje kishte sajuar edhe një refren:

“Ç’bën kështu more Lulzim

nuk shembet diktatura me ledhatim.”

Fadil Muslimani vazhdoi serish akuzat ndaj shtypit për persekutimin e besimtareve myslimanë. Ai tha se vetëm xhihadi sjell paqe dhe lumturon njerëzit.

I pandehuri Geri Pashja kanosi avokatin e caktuar nga shteti, duke i kërkuar të largohet nga salla, pasi sipas tij ai ka pranuar të njohë disa akte përgjimi, për të cilat vetë Pashja nuk është në dijeni.

Një seancë më parë Fadil Muslimani kërcënoi hapur  kryeministrin Rama. “I them piktorit mason mos ta shaje ISIS, pasi jeni ju që e vodhët ketë popull. Nuk jemi të pavarur, vetëm ISIS e çliron Shqipërinë ” – tha me tone të larta  i pandehuri,  i cili nuk la pa akuzuar edhe presidentin Bujar Nishani, që tha se merr fleta lavdërimi për luftën ndaj besimtarëve.

SHKARKO APP