“Xhihadistët” e Mëzesit, KMSH zyrtarizon xhaminë dhe emëron imamin

 

Imami i vetëshpallur i Xhamisë së Mëzesit në Tiranë, i cili  përfundoi në pranga 12 muaj më parë së bashkuë  me disa antarë të tjerë, nën akuze se  predikonte nxitje të urrejtjes fetare, dhunës dhe luftës, tashmë ka një pasues të njohur nga Komuniteti Musliman Shqiptar.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra zyrtarizoi veprimtarinë fetare në këtë objekt kulti, mbi të cilin u ngritën dyshime mbi burimet e financimit, por mbi të gjitha asaj çfarë predikohej gjate 5 vjetëve të veprimtarisë së saj.

“Ka çaluar pjesa e të paturit të një imami zyrtar që do të mbante përgjegjësi për çfarëdolloj shqetësimi që mund të vinte nga xhamia që ai shërben Por nga sot zyrtarizimi ngarkon me përgjegjësi imamin respektiv që sapo emëruam”, tha Gurra.

Myftiu i Tiranës thotë se pas zyrtarizimit të këtij objekti kulti, në Tiranë mbetet ende një xhami e palegalizuar, që është ajo e Unazës së Re. Zoti Gurra nuk përjashton që në këto objekte kulti jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman të predikohet nxitja e dhunës.

“Përsa kohë një objekt kulti mbetet pa qenë nën përgjegjësinë e një hoxhe zyrtar të lind e drejta të besojmë se mund të jemi dëshmitarë të gjithçkaje që është në kundërshtim me vetë fenë, shtetin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare multi-religjoze. Kemi qenë pjesë e një realiteti të dhimbshëm 12 muaj më parë”, vijon Gurra.

Myftiu i Tiranës dënon aktet e terrorizmit të ndodhura së fundmi ndërsa thotë se është detyrë e drejtuesve fetarë, veçanërisht atyre myslimanë, të predikojnë paqen dhe harmoninë fetare perms institucioneve fetare legale.

“Më ngarkon me përgjegjësi të dyfishtë prezenca me hierarkët e lartë, ndaj sot çdo funksionar fetar më së shumti myslimanë ngarkohet me barrën dhe përgjegjësinë e dyfishtë për ruajtjen e stadit të lartë që është ngritur imazhi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar pra harmonia religjoze”, thotë ai.

Pas sulmeve në Paris, Komuniteti Mysliman Shqiptar ngriti shqetësimin se disa xhami në qytete të ndryshme në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin jashtë juridiksionit të komunitetit musliman, duke mos patur informacion as mbi financimin as mbi predikimet brenda tyre.

SHKARKO APP