Xhihadistët në gjyq mallkojnë Ben Blushin: O Allah dënoje, po tallet me myslimanët!

 

Gjyqi me të akuzuarit për terrorizëm po kthehet në një telenovelë, kur të pandehurit në çdo seancë ndërrojnë politikanët dhe lëshojnë akuza ndaj tyre. Edhe seanca e radhës në ngarkim të “xhihadistëve” ka dështuar, ndërsa një tjetër politikan është vënë në shënjestër të sulmit verbal të tyre.

Pas deklaratave kundër kryeministri Rama, ministrit Tahiri dhe kreut të opozitës Basha, këtë ata kanë mallkuar deputetin e PS-së, Ben Blushin. I njëjti i pandehur Fadil Myslimani, nga salla ka kërkuar ndihmën e Allahut, teksa i është referuar pikërisht Blushit, jo si politikan, por si shkrimtar.

“Ben Blushi tallet me myslimanët te romani i fundit. O Allah dënoje Blushin që tallet me myslimanët”- ka thënë ai, ndërkohë që trupi gjykues ishte tërhequr për një vendim.

 Myslimani as nuk ka ngritur ndonjë pretendim për akuzat që rëndojnë mbi të si i pandehur në këtë gjyq, por vazhdon deklaratat nga salla e gjyqit dhe paralajmërimet për politikanët, teksa së fundi vjen edhe mallkimit ndaj Blushit.

Më pas, imamët braktisën sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, pasi relatorët e çështjes refuzuan pranimin e kërkesës së tyre, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe shpalljen e pavlefshme të shtyrjes së hetimit.

SHKARKO APP